Flash

Dorëzimi pa kushte i Teutës: në Korçë, Martini humbi më shumë se një gjysëmfinale

Lapsi.al 15 April 2021
Dorëzimi pa kushte i Teutës: në Korçë, Martini humbi

Tani mendja do të kthehet tek kampionati, ku Teuta duhet të përballet me të njëjtin kundërshtar, por që natyrisht do të sfidohet me tjetër sjellje nga kryesuesit e Superiores, por ajo që ndodhi të mërkurën ka lënë një gjurmë të shëmtuar. Mbrojtja më e mirë e sezonit, pësoi në 90 minuta aq sa nuk kishte pësuar të mbledhur bashkë në 6 javët e fundit, pa arritur të linte gjurmë në sulm, kundër skuadrës difensive më të dobët të sezonit aktual, që në 27 javë ka pësuar 46 gola

Mes katër gjysëmfinalistëve të Kupës së Shqipërisë ishte skuadra që iu gëzua më shumë shortit, kur goglat e vunë përballë Skënderbeut. Korcarët ishin skuadra më në vështirësi dhe ishte e qartë se do ti kushtonte më shumë rëndësi mbijetesës së komplikuar, ku asgjë nuk ka të sigurtë, se një dalje në Europë që për momentin as punë nuk i bën, përvecse i shuan një vit nga dënimi i konfirmuar në CAS. E megjithatë ndodhi e kundërta.

Ndoshta sepse durrësakët e menduar pikërisht kështu, apo se ndoshta bënë ndonjë llogari tjetër shumë më praktike duke qenë se në fundjavë luajnë sërisht ndaj të njëjtit kundërshtar, kjo pak rëndësi ka. Në fund ajo që mbetet është se skuadra e Martinit dorëzoi pa lavdi një trofe që ishte ende në emër të tyre dhe si për ti shtuar më shumë djegës situatës, nuk bëri dot asgjë kundër bardhekuqve që e luajtën gjithë pjesën e dytë me një lojtarë më pak, pas gafës euforike të Berishës që hoqi fanellën pasi shënoi golin e 2-0.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI