Flash

Asambleja në KOKSH, pa 23 Federata: Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri me votat e mbetura

Lapsi.al 17 April 2021
Asambleja në KOKSH, pa 23 Federata: Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri me

Asambleja e KOKSH ka shkuar përpara për të zgjedhur kreun e ri të saj, pavarësisht thirrjes së FSHF për bojkot, të kujtdo ka sadopak ndërgjegje e ashtu si ishte krejtësisht e parashikueshme ka zgjedhur Fidel Yllin, si presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar. Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Me një rend dite të qartë ku do të mbahej fjala e hapjes nga Zv.presidenti dhe presidenti në detyrë i KOKSH, Malo, përpara se të bëhej prezantimi i kandidatëve për organet drejtuese të KOKSH (sipas listës) dhe më pas ata të mbanin fjalën e tyre, Martin Biba, një prej kandidatëve për president, kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, por pa mundur ta sigurojë.

Duke patur parasysh mungesën në votim të 23 Federatave, të përjashtuara zyrtarisht për arsye procedurale dhe heqjen pak muaj më parë kushtin që një kandidat të mos ishte i përfshirë në politikë, ishte e qartë se Ylli shihej si favoriti kryesor për t’u zgjedhur si president i KOKSH. E tani me 40 vota pas asamblesë së sotme, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni duke pasuar Viron Bezhanin, i cili ishte shkarkuar pak kohë më parë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI