Flash

Grabitet me armë në kokë shtëpia e Smalling, gruaja mesazh keqbërësve: "Jetoni si burra e jo si minj"

Lapsi.al 17 April 2021
Grabitet me armë në kokë shtëpia e Smalling, gruaja mesazh

24 orë pas grabitjes së tmerrshme që ai pësoi në shtëpinë e tij në Romë, Chris Smalling ka lënë një mesazh në rrjetet sociale për të falënderuar dhe qetësuar ata që u shqetësuan për të dhe familjen e tij. "Doja ti falënderoja të gjithë për mesazhet e afërsisë dhe mbështetjes! Familja ime, megjithëse shumë e tronditur, është e padëmtuar. Shpresoj se këta njerëz mund të gjejnë një mënyrë më kuptimplotë për të jetuar jetën e tyre, pa shkaktuar dëm ose shqetësim për të tjerët", shkruajti mbrojtësi verdhekuq.

Edhe gruaja e tij Sam ka dashur ti falënderonte të gjithë. "Faleminderit të gjithëve për mbështetjen - shkruajti partnerja e Smalling -. Edhe pse është ende pak e tronditur, familja ime është mirë. Thjesht do t'ju sugjeroja atyre që e jetojnë jetën e tyre si këta hajdutë, që hynë në dhomën tonë të gjumit duke na drejtuar armët në kokë, të rimendojnë zgjedhjet e tyre dhe ta jetojnë në një mënyrë më dinjitoze, të respektueshme dhe më të vetëdijshme, si burra të vërtetë dhe jo minj (mungesë respekti për minjtë, e di). E imagjinoj se jetët e tyre nuk kanë qenë të thjeshta, por ka gjithmonë një mënyrë tjetër"

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI