Flash

"Nuk i takon Çinarit e asnjë lojtari të Partizanit të ketë një sjellje të tillë": Daja nervoz pas fitores me përmbysje

Lapsi.al 17 April 2021
"Nuk i takon Çinarit e asnjë lojtari të Partizanit të

“Nëse do bëjmë një krahasim me ndeshjen e një jave më parë, kishim disa probleme. Nëse lojtarët dalin nga detyrat e tyre, jam unë përgjegjësi. Na kënaq fitorja, por duhet të kemi përqendrim. Këto ndeshjet e fundit nuk është mirë t’i fillosh në disavantazh. Do analizojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë jo nga kjo ndeshje". Ilir Daja nuk është plotësisht i kënaqur nga ajo që ndodhi në ndeshjen kundër Kastriotit, pavarësisht fitores 3-1 ndaj krutanëve.

Tekniku nuk ka pëlqyer kalimin në disavantazh, gjë që i vështirësoi shumë punën të kuqve, por as grindjen e minutave të fundit nga Cinari, pas golit të tretë të shënuar nga Asani: "Reagimi i Çinarit nuk është i pranueshëm, çfarëdo që te ketë ndodhur - ngriti zërin Daja -. Pas ndeshjes nuk kam folur me lojtarët. Nuk i takon as Çinarit, por asnjë lojtari të Partizanit, që edhe kur janë në fitore të lënë ekipin me 10 lojtarë. Janë gjëra të papranueshme për lojtarë të tillë".

Në fund, tekniku i Partizanit ka sqaruar edhe situatën e Melos: "Ka pasur një dëmtim në stërvitje. Është bërë ekzaminimi dhe po presim përgjigjen. Lojtarët që nuk aktivizohen, duhet të mbështesin dhe komplimentojnë lojtarët në fushë, pasi vetëm kështu, në fund të sezonit mund të jemi aty ku duhet të jemi" përfundoi Daja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI