Flash

Video/Bayern mposht Wolfsburg e fluturon +7 ndaj Leipzig: humbje e rëndë e Eintracht në Bundesligë

Lapsi.al 17 April 2021
Video/Bayern mposht Wolfsburg e fluturon +7 ndaj Leipzig: humbje e

Në javën e 29 të Bundesligës, Bayern përfitoi nga barazimi i Leipzig dhe u kthye në +7 duke fituar 3-2 në Wolfsburg: vendosën Musiala (dygolësh) dhe Choupo-Moting. Në zonën Champions, humbje e rëndë për Eintracht, i shkatërruar 4-0 nga Borussia Mönchengladbach. Me të njëjtin rezultat, Freiburg mposht Schalke, një hap larg rënies. Union Berlin mundi Stuttgartin 2-1, ndërsa barazim pa gola mes Augsburg dhe Arminia Bielefeld.

WOLFSBURG-BAYERN 2-3

Bayern harron eleminimin nga Champions League, duke fituar 3-2 në Wolfsburg dhe duke hipotekuar triumfin në Bundesligë. Bavarezët ndërtuan fitoren në pjesën e parë: në të 15’, Alphonso Davies hyri në zonë nga e majta dhe shërbeu për Musiala, i cili pas një dribilimi firmosi 1-0 edhe falë bashkëpunimit të Casteels, që nuk përjashtohet nga faji megjithë distancën e afërt të goditjes së Musialas. Tetë minuta më vonë, mbërrin dyfishimi për formacionin e Flick, i shkaktuar nga një tjetër gabim flagrant nga portieri, i cili lejoi që krosimi i Alaba të rrëshqasë nga duart e tij, duke i hapur derën Choupo-Moting, i cili falënderoi dhe shënoi 2-0. Ujqit u përpoqën të rikthehen në lojë me golin e Weghorst në minutën e 35, por kampionët në fuqi të Gjermanisë rivendosën distancën pas vetëm dy minutash, kur krosimin e Müller e devijoi në rrjetë me kokë Musiala. Në pjesën e dytë, vendasit shkurtuan distancën falë dorës së Filipit në shtyllën e afërt (54 ') në krosimin e Otavios. Në fund, Bayern rrezikoi të pësojë një barazim 3-3, por e majta e Roussillon nuk gjeti kuadratin e portës së mbrojtur nga Neuer. Me këtë sukses, Flick ngjitet në 68 pikë, në +7 mbi Leipzig pesë javë nga fundi. Nga ana tjetër, Wolfsburg, ruan vendin e tretë, pavarësisht disfatës.

BORUSSIA MÖNCHENGLADBACH-EINTRACHT FRANKFURT 4-0

Avnatazhi ndaj vendit të pestë për Eintracht Frankfurt rrezikon të zvogëlohet më tej: skuadra e Hutter, në fakt, mori një humbje të rëndë kundër Borussia Mönchengladbach, gjë që i jep Dortmund mundësinë për të kaluar në -4 nga zona Champions. Sfida u zhbllokua pas 10 minutash: këndore e Hofmann dhe goditje me kokë e Ginter. Pas një penalltie të mohuar nga Var në fund të pjesës së parë, në pjesën e dytë vjen dyfishimi: pas një orë lojë, Hofmann gjeti 2-0 me një goditje në zonë. Kaluan vetëm shtatë minuta dhe Gladbach mbylli ndeshjen me goditjen me kokë të Bensebaini pas shtyllës së goditur nga Elvedi. Në fund, mbërriti edhe pokeri: e firmosi në të 95 Wolf, vetëm pesë minuta pasi hyri në fushë. Eintracht bie pas tre fitoreve radhazi, ndërsa të besuarit e Rose treguan se nuk duan të heqin dorë nga Evropa.

UNION BERLIN-STUTTGART 2-1

Për Evropën është në lojë edhe Union Berlin, që u kthye tek fitorja pas tre raundeve duke mundur Stuttgart me rezultatin 2-1 në shtëpi. Skuadra e Fischer ndërton epërsinë e dyfishtë që në pjesën e parë, me goditjen me kokë të Promel në të 20 'dhe të majtën e Musa në zonë në të 43', me asist të Trimmel në të dy golat. Në fillim të pjesës së dytë, Matarazzo futi në fushë Forster, i cili shkurtoi distancën pas tre minutash me një goditje me të majtën që mundi Kobel, i aftë në fund për të mbajtur ekipin e tij në lojë duke bllokuar dy herë ndaj Kruse. Presioni në fund nuk i dha Stuttgartit barazimin e shpresuar, e në vend të kësaj koleksionojnë humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit: përfundon 2-1, me Unionin që ngjitet në 43 pikë.

FREIBURG-SCHALKE 4-0

Tani, vetëm matematika mban Schalke në Bundesligë. 4-0 i rëndë që pësoi në shtëpi me Freiburg është humbja e njëzetë në njëzet e nëntë ndeshje dhe -14 nga vendi i katërt nga fundi i Arminia Bielefeld me pesë javë të mbetura. Ndeshja nisi menjëherë në të tatëpjetë për miqtë: pas 22 minutash, në fakt, vendasit ishin në 2-0 falë goditjes së Santamaria dhe penalltisë së Sallai të akorduar për një faull në zonë të Huntelaar. Pasivi u bë edhe më i rëndë në pjesën e dytë, me dygolëshin e Gunter të shënuar midis minutës së 50' dhe 74'. Me këtë 4-0, Freiburg kthehet tek fitore dhe anullon dy humbjet me Arminia Bielefeld dhe Borussia Mönchengladbach, ndërsa Schalke mbetet i bllokuar në 13 pikë dhe është i detyruar të numërojë mbrapsht deri në rënien e parë në 33 vjet.

AUGSBURG-ARMINIA BIELEFELD 0-0

Një barazim pa gola që sigurisht është më i këndshëm për Augsburg, i cili ruan një diferencë të mirë ndaj zonës së nxehtë të Bundesligës. Nga ana tjetër, Arminia u ankua për mundësinë e krijuar në pjesën e parë me Voglsammer, por duhet të falënderojnë edhe portierin e tyre Ortega për pritjet ndaj Gouëeleeuw pak minuta nga intervali dhe Vargas në minutën e 79. 0-0 lejon Ausgburg të rritet në 33 pikë, +6 pikërisht ndaj Arminia Bielefeld e cila, në vend të kësaj, tani është vetëm +1 ndaj Hertha Berlin që, përveç se ka një ndeshje më pak, do të jetë një kundërshtar në javën e tridhjetë të ndeshjes: një raund që rrezikon të jetë vendimtar për zonën e rënies.

GERMANY - BUNDESLIGA

Augsburg                                    0 - 0 Arminia Bielefeld

Borussia Moenchengladbach 4 - 0 Eintracht Frankfurt

Freiburg                                      4 - 0 Schalke 04

Union Berlin                              2 - 1 VfB Stuttgart

Wolfsburg                                   2 - 3 Bayern Munich

Bayer Leverkusen                     3 - 0 1. FC Köln

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI