Flash

Video/ Kampionati nuk është Kupa: tre ditë pas eleminimit fiton Teuta

Lapsi.al 18 April 2021
Video/ Kampionati nuk është Kupa: tre ditë pas eleminimit fiton

Sipas parashikimit, ashtu si mendohej. Në Korcë, Teuta është fituese përballë Skënderbeut, duke ndryshuar rolet pas eleminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë tre ditë më parë. Skuadra e Edi Martinit, zgjidh gjithcka me penalltinë e fituar nga Gruda, e të shndërruar në gol nga Dejvi Bregu në minutën e 43, që mjafton për ta kthyer formacionin durrsak në vendin e parë të renditjes, me tetë javë ende për tu luajtur.

E kuptueshme që neglizhenca e Kupës nuk do të gjente vend në objektivin kryesor të Teutës, që në një ndeshje të kujdesshme mori më të mirën me inteligjencën e Grudës për të fituar një penallti dy minuta nga fundi i pjesës së parë. Bregu i saktë në shtëpinë që dikur ka qenë e tij, duke i dhënë një avantazh që Teuta e ruan deri në fund me qetësi e pak fat gjithashtu. Kështu, sepse skuadra e Memellit provoi me armët që kishte në dispoozicion të barazonte sfidën e në minutën e 66 mes tyre e goli u vu shtylla. Goditja e dënimit e Marës gjeti traversën, që i erdhi në ndihmë Frashërit.

52 pikë për Teutën, në krye të kampionatit, pas 28 ndeshjesh, dy mbi Vllazninë e Partizanin që presin mundësinë për të parakaluar. E vështirë situata e Skënderbeut, në vendin e 9 me 23 pikë, 3 më pak se Bylis, që është aktualisht në zonën playout.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI