Flash

Video/ Përmbysje e çmendur e Psg, kreu është tani vetëm -1

Lapsi.al 18 April 2021
Video/ Përmbysje e çmendur e Psg, kreu është tani

Në Parc des Princes, PSG kthehet të jetë në kontakt me Lille, kryesuesit e Ligue 1, falë një rikuperimi 'të çmendur' 3-2 kundër Saint-Étienne. Në pjesën e parë, ekipi i Pochettinos goditi shtyllën me Sarabian. Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 78 me Bouanga, por një minutë më vonë Mbappé rivendosi barazinë. Numri 7 fiton më pas e realizon po vetë një penallti, por drama luhet e gjitha në shtesë; Hamouma befasoi parisienët duke barazuar, por në të 5 shtesë Icardi vendosi ndeshjen.

Mungesat (përfshirë Neymar dhe Paredes) dhe mendja, ndoshta, ende tek sfida kundër Bayern në Ligën e Kampionëve, e vunë në rrezik të madh PSG, që vetëm në minutën e 95 iu gëzua një fitore të çmendur 3-2 në shtëpi kundër Saint -Étienne. Parizienët dominuan fushën, por portieri Green ndali cdo tentativë të kryeqytetasve. Në të 24’ Mbappé gjeti vetëm rrjetën e jashtme, ndërsa 6 minuta më pas goditja e dënimit e Sarabia u përplas në shtyllë.

Në pjesën e dytë u luajë e njëjta ndeshje, me PSG në kërkim të golit e kundërshtarin që pret momentin, por gjërat u ndezën vetëm në fund: Bouanga i dha Saint-Étienne avantazhin e befasishëm në krosimin e Trauco nga e majta, por pas rreth një minute Mbappé vendosi barazinë. Drama luhet e gjitha në minutat e fundit kur Mbappé fitoi dhe transformoi penalltinë e akorduar për faullin e Green në minutën e 87; në minutën e 92-të Hamouma befasoi kampionët francezë me një goditje fituese, por në sekondën e fundit të lojës goditja me kokë e Icardit vulosi fitoren për skuadrën e Pochettinos e tani PSG është -1 nga kryesuesit e Lille.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI