Flash

Tre milionë euro bëjnë Cristiano Ronaldon ti thotë jo propozimit të Manchester United

Lapsi.al 18 April 2021
Tre milionë euro bëjnë Cristiano Ronaldon ti thotë jo

Nga pothuajse siguria e lamtumirës së tij nga Juventus në fund të sezonit, te dyshimet e shumta që lidhen me të ardhmen e tij. Cristiano Ronaldo është ende duke menduar se çfarë do të bëjë vitin e ardhshëm: të qëndrojë akoma në Torino sipas kontratës, apo të kërkojë një destinacion të ri? Është folur për Real Madrid, PSG dhe madje Manchester United, por duket se mundësia e kthimit në Old Trafford është zhdukur, të paktën tani për tani. Arsyeja është e thjeshtë, Djajtë e Kuq janë të interesuar të rikthejnë portugezin, që ka luajtur me ta nga 2003 në 2009, por pa bërë cmendurira.

Sipas "Don Balon", United ka propozuar një pagë vjetore prej rreth 17 milion euro, pak më shumë se gjysma e asaj që Ronaldo merr sot nga Juventus. Në fakt, CR7 është i vetëdijshëm se nuk ka gjasa që do të jetë në gjendje të gjejë një ofertë të barabartë me atë të bardhezinjve, por ka vendosur bazën e 20 milionëve nën të cilën nuk do të zbresë për të ndryshuar fanellën. Përndryshe do të mbetet me bardhezinjtë edhe një vit.

Tani do të jetë e nevojshme të kuptohet nëse nga Manchester do të vijë një propozim në rritje, por përshtypja është që Juventus do të jetë në gjendje të llogarisë golat e tij edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Edhe për faktin, se në Madrid i ri-zgjedhuri Florentino Perez nuk duket i interesuar për një kthim të portugezit dhe nga Parisi nuk ka shenja të veçanta të hapjes.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI