Flash

Luftë propozimesh: UEFA miraton formatin e ri të Champions League

Lapsi.al 19 April 2021
Luftë propozimesh: UEFA miraton formatin e ri të Champions League

Komiteti Ekzekutiv i Uefas, i mbledhur të hënën në Montreaux, ka aprovuar formatin e ri të kompeticionit, që do të shohë dritë duke filluar nga sezoni 2024/25: do të marrin pjesë 36 skuadra, të mbledhura në një grup të vetëm, që në fazën e parë do të luajnë 10 ndeshje secila përmes shortit. 8 të parat do të kalojnë direkt në fazën me eleminim (që do të jetë njësoj me këtë aktual), ndërsa ato nga vendi i 9 në të 24 do të diskutojnë playoff për të përcaktuar tetë skuadrat e tjera që do të kualifikohen për 1/8 e finaleve.

Kjo lëvizje e UEFAs ka ardhur vetëm të nesërmën e lindjes së Super League, që rrezikon të përfaqësojë një goditje të rëndë në të ardhmen e asaj që, për momentin, është kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube. Angia, Spanja, Gjermania e Italia do të ruajnë katër vendet secila në Champions-in e ri, ndërsa Francës do ti garantohen tre. Shorti për zhvillimin e mini-turneut të fazës së parë do të bëhen në bazë të renditjes Uefa, duke i ndarë 36 pjesëmarrësit në 4 vazo. Ndryshimi i formulës është aprovuar unanimisht e ka votuar në favor edhe Paris Saint Germain, që konfirmohet (të paktën për momentin) pa asnjë qëllim për të ndjekur klubet "rebelë" në Super League.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI