Flash

“Teutës i japin penallti jashtë zonës”: Kupa nuk e ngushëllon, Memelli turfullon pas humbjes

Lapsi.al 18 April 2021
“Teutës i japin penallti jashtë zonës”: Kupa nuk e

Skënderbeu e tij ka humbur kundër Teutës, tre ditë pasi e eleminoi skuadrën durrsake nga Kupa e Shqipërisë, me një penallti që nuk është gëlltitur lehtë nga tekniku i korcarëve: "Këmba e majtë e Grudës është jashtë vijës. Për mua nuk është penallti. Këmba e djathtë është në ajër. Nuk merrem fare me atë, varet si e përcakton rregullorja. Ishte i vetmi detaj që duhet ta diskutojmë. Bëmë një ndeshje të mirë, prandaj më vjen keq. Është 20-vjeçar Sadriu, kemi 3 lojtarë 20-vjeçar në qendër të mbrojtjes. Patjetër që eksperienca bën diferencën, janë njerëz dhe mund të gabojnë" ka vlerësuar Memelli.

Tani ajo që i shkon nëpër mendje teknikut të bardhekuqve është diferenca që duhet të rikuperojë, për ti dhënë një mbijetesë të jashtëzakonshme të tijve: "Janë edhe 24 pikë në lojë. Do t’i marrin ndeshjet njëra pas tjetrës. Luajmë ndaj Vllaznisë, ndeshje e vështirë për nga rëndësia. Po ngushtohen javët, janë edhe 24 pikë në lojë dhe ne do t’i luajmë të gjitha", llogariti ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI