Flash

Si funksionon Super League: pjesëmarrësit, formati e rregullorja e turneut të ri

Lapsi.al 19 April 2021
Si funksionon Super League: pjesëmarrësit, formati e rregullorja e

Lajmi për krijimin e Super League të Evropës po shkakton një tërmet në botën e futbollit, me Uefa dhe Federatat në gjendje lufte pas vendimit të 12 klubeve për të filluar turneun e ri. Elita e futbollit është bërë bashkë për të kërkuar një mënyrë për të përmirësuar të ardhurat, duke i ofruar tifozëve futbollin e madh. Në këtë këndvështrim, duhet kuptuar si do të funksionojë ky format dhe cila do të jetë rregullorja e manifestimit kontrovers, data e fillimit e së cilës është ende e mbuluar me mister.

SKUADRAT PJESËMARRËSE

Aktualisht janë 12 skuadra që kanë aderuar: Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur si klube themeluese. Këtyre do t'u shtohen edhe tre të tjerë, gjithmonë si themelues, dhe 5 të kualifikuar në vit. Klubet që lindën formatin e ri nuk do të jenë kurrë në gjendje të zbresin.

FORMATI

Super League do të shohë në start 20 klube që konceptohen me 15 klube themeluese dhe 5 të kualifikuara në vit. Do të ketë dy grupe të përbërë nga 10 ekipe secila, të cilat do të luajnë si brenda ashtu edhe jashtë. Pas fazës së grupeve, 8 skuadra do të kualifikohen për një turne me eleminim direkt, duke luajtur vajtje e ardhje deri në finalen me ndeshje teke të Superligës, në një finale të sezonit prej katër javësh. Tre të parët në secilin grup do të kualifikohen automatikisht në çerekfinale. Të katërtat e të pestat do të përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje vajtje-ardhje për dy vendet e mbetura në dispozicion për çerekfinalet. Finalja do të luhet në fund të majit në një stadium neutral.

KUR LUHET

Turneu do të fillojë në gusht, por, duke pasur parasysh betejën ligjore të premtuar nga Uefa dhe federatat kombëtare, nuk është ende e qartë se në cilin vit. Nuk ka gjasa që të fillohet para sezonit 2022-2023. Ndeshjet do të luhen në mes të javës dhe të gjitha klubet do të vazhdojnë të luajnë në ligat e tyre kombëtare.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI