Flash

“Po punohet për një të ardhme të ndritur”: Edi Reja entuziazmohet nga të rinjtë shqiptarë

Lapsi.al 20 April 2021
“Po punohet për një të ardhme të ndritur”: Edi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka ndjekur ditën e djeshme seancat stërvitore të Përfaqësuese Rajonale të Shkodrës për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15. I shoqëruar nga stafi i tij, zëvëndës trajnerët Sergio Porrini dhe Ervin Bulku, si edhe drejtori teknik Giancarlo Camolese me specialistin e ekipeve kombëtare, Sulejman Mema, ata kanë ndjekur në detaje seancën stërvitore të aplikuar nga trajnerët Rudi Piraniqi, Brikeno Bizi dhe Astrit Prenҫi.

Edi Reja nuk e ka fshehur kënaqësinë për punën që bëhet me Përfaqësueset Rajonale nga Federata Futbollit dhe duke folur për fshf.org nënvizoi se i gjithë stafi i tij do të jetë i angazhuar në ndihmë të futbollit të moshave. “U ndjeva shumë mirë në Shkodër, duke parë pothuajse 100 lojtarë që stërviteshin me entusiasëm dhe dëshirë për fanellën që mbanin veshur. Gjithҫka ishte e organizuar shumë mirë në fushën e lojës dhe kjo sigurisht që meriton vlerësim, duke parë që puna ecën përpara përtej vështirësi momentale. Kjo është pjesë e projektit të drejtorit Kamoleze. Unë mund vetëm të jap këshilla, orientime nga pikëpamja teknike sëbashku me bashkëpuntorët e mi Porrini dhe Bulku. Kemi parë dhe ndjekur gjithҫka në detaje. E qartë që tani do të flasim me drejtuesit e Federatës për ti dhënë një linjë dhe një program të qartë. Ne do të ndikojmë shumë më shumë me përfundimin e pandemisë, me stafet tona që do të jenë shumë herë më të pranishme pranë përfaqësueseve rajonale dhe skuadrave të moshave, për të hedhur piketa të rëndësishme për një të ardhme të mirë”, u shpreh trajneri Reja.

Trajneri Reja sëbashku me stafin e tij do të ndjekin në ditët në vazhdim dhe seleksionimet që Sektori Ekipeve Kombëtare do të zhvillojë për skuadrat Kombëtare U-18, U-19 dhe U-20.

https://www.youtube.com/watch?v=N9WqDCiT1y4&t=5s

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI