Flash

"Ku ishte United, po Juventus para 15 vjetësh?", Ceferin paralajmëron Super League: “Jeni në kohë të ndryshoni mendje”

Lapsi.al 20 April 2021
"Ku ishte United, po Juventus para 15 vjetësh?", Ceferin

"Futbolli nuk i përket askujt. Ose më saktë, i përket të gjithëve, sepse futbolli është pjesë e trashëgimisë sonë. Respekt për historinë. Respekt për traditën. Respekt për të tjerët. Kjo do të thotë diçka." Siç pritej, pas sulmeve të ashpra të djeshme, edhe fjalimi i gjatë i hapjes nga Presidenti i Uefa Aleksander Ceferin në Kongresin e Montreux rezultoi në një seri sulmesh ndaj klubeve themeluese të Super League, që megjithatë i shtriu dorën rebelëve: "Jeni në kohë të ndryshoni mendje".

"Në këtë pikë, unë do të doja t'u drejtohesha presidentëve të disa klubeve, kryesisht angleze - ishin fjalët e numrit një të Uefa - zotërinj, ju keni bërë një gabim të madh. Disa mund të thonë se është lakmi, injorancë ose dicka tjetër, por kjo nuk ka rëndësi, ju jeni ende në kohë për të ndryshuar mendjen tuaj. Të gjithë bëjnë gabime ".

"Klubet e mëdha të sotme nuk ishin domosdoshmërisht klube të mëdha në të kaluarën dhe nuk ka asnjë garanci se ata do të bëhen klube të mëdha në të ardhmen," shpjegoi Ceferin. "Futbolli është dinamik, i paparashikueshëm. Kjo është ajo që e bën atë një lojë kaq të mrekullueshme. Klubet që mendojnë se janë të shkëlqyer dhe të paprekshëm sot, duhet të kujtojnë nga vijnë. Dhe ata duhet të kuptojnë se, nëse janë të mëdhenj në Europë sot, kjo është pjesërisht falë UEFA", shtoi ai, duke shigjetuar edhe njëherë presidentin e Juventus, Andrea Agnelli: “Ku ishte Manchester United para ardhjes së sir Alex? E kujtoni? E ku ishte Juventus 15 vjet më parë? Besoj që shumë e dinë, në Serie B”.

“Me Super League ata po përpiqen të privatizojnë futbollin. Por ne jemi gati, i prisnim edhe pse nuk e dinim kur do të mbërrinin. Qeveritë, tifozët, media janë me ne. A do ta lëmë ta marrin futbollin? Jo, më besoni, është një ndeshje që nuk mund ta humbasim”, përfundoi presidenti i UEFA-s.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI