Flash

Euro2020 pa lojtarët e mëdhenj: Anglia humb 20, Spanja 19 nga kampionët e Super League

Lapsi.al 20 April 2021
Euro2020 pa lojtarët e mëdhenj: Anglia humb 20, Spanja 19 nga

Revolucioni ka filluar dhe lufta tani ka shpërthyer. Uefa nga njëra anë, 12 klubet 'rebele' ("duzina e ndyrë", për të cituar Ceferin) nga ana tjetër. Numri një i Uefa-s nuk kurseu sulmet e drejtpërdrejta ndaj përfaqësuesve të klubeve themeluese të turneut të ri, veçanërisht Andrea Agnellit e, më pas, kërcënoi mundësinë që lojtarët e klubeve të Super League të përjashtohen nga ekipet e tyre përkatëse kombëtare. Një hipotezë që është e qartë, në rast se bllokimi aktivizohet së shpejti, mund të ndryshojë rrënjësisht formacionet që do të zbresin në fushë për Euro2020...

Padyshim më të goditurit janë Spanjë e Anglia, ndërsa më pak të penalizuar do ishin gjermanët. Gareth Southgate do ti duhej të bënte pa 20 lojtarë, nga të cilët pjesa dërrmuese të formacionit titullar, duke nisur nga Sterling e për të përfunduar tek Delle Ali. Nuk është më mirë Spanja. Luis Enrique do të humbiste 19 lojtarë, duke qenë i fokusuar me përzgjedhjet e tij tek Barcelona e Real Madrid. Në fakt, më keq se Anglia nuk ka, por edhe Franca do të tronditej fort në pretendimet e saj, pavarësisht se PSG nuk është mes klubeve rebele. Deschamps do ti duhej të hiqte dorë nga 15 lojtarë.

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, duhet të heqë dorë nga 12 lojtarë me një të rënë të lapsit (Donnarumma, Bastoni, Bonucci, Sensi, Barella, Chiesa, Bernardeschi, Chiellini, Romagnoli, D'Ambrosio, Calabria, Tonali) dhe për këtë arsye të gjithë shtyllën kurrizore të ekipit të tij. Ndërsa Gjermania do të humbte 'vetëm' 7, ashtu si Belgjika (8 për Portugalinë dhe Hollandën).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI