Flash

Serbi-Portugali, 'hiqet qafe' asistenti që bëri gafën në golin fantazëm të Ronaldos

Lapsi.al 13 April 2021
Serbi-Portugali, 'hiqet qafe' asistenti që bëri gafën

Nuk ka Euro 2020 për Mario Diks, asistenti protagonist i gafës së pabesueshme në rastin e golit të Ronaldos në fund të ndeshjes Serbi-Portugali, që i kushtoi portugezëve dy pikë. Arbitri hollandez Makkelie ka njoftuar se ai nuk do të punojë më me bashkatdhetarin e tij. "Ky është një zhgënjim shumë, shumë i madh për mua pak para Kampionatit Evropian - tha ai - unë shpresoja për më shumë mbështetje, mirëkuptim dhe besim pas bashkëpunimit të frytshëm në vitet e fundit".

Makkelie e zbuloi zgjedhjen pa u thelluar shumë mbi argumentin. "Është e vërtetë që Jan de Vries ka zënë vendin e Mario Diks në ekip - shpjegoi ai - është një çështje e brendshme e ekipit. Për respekt ndaj Marios, por edhe në interes të ekipit, nuk do të bëjmë ndonjë deklaratë mbi arsyen e ndryshimit". Arsye që duket mjaft e qartë, duke pasur parasysh zhurmën që shkaktoi pavëmendja e tij në Beograd, kur ai nuk e kuptoi se topi i goditur nga CR7 kishte kapërcyer dukshëm vijën e portës. Pa Var (mungon në kualifikimet e botës), figura e keqe i kushtoi vendin asistentit të shpërqendruar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI