Flash

Bayern, Robben kthehet në fushë e Muller e thërret: “Na duhesh kundër Psg”

Lapsi.al 12 April 2021
Bayern, Robben kthehet në fushë e Muller e thërret: “Na
Arjen Robben nuk pushon kurrë së mahnituri dhe së luajturi. 'Tulipani i artë', tani në forcë tek Groningen, ishte larguar nga futbolli, por nuk ishte në gjendje t'i rezistonte thirrjes së fushës. Dje Robben u aktivizua për 13 minuta në humbjen në shtëpi të Groningenit të tij kundër Heerenveen (2-0). Lajmi për kthimin në një fushë të Eredivisie të ish-asit të Real Madrid dhe Bayern Munchen, ka bërë menjëherë xhiron e botës e mbërriti deri në selinë e ish-shokëve të skuadrës. Tërhoqi vëmendjen aq shumë sa - duke komentuar foton e postuar nga holandezi - gjermani Thomas Mueller shkroi në Instagram: "U ktheve përsëri në fushë në kohën e duhur, na duhet një jolly për Parisin", me referencë të qartë për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të programuar për nesër kundër PSG, kur ekipi gjerman do të jetë pa Lewandowski.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI