Flash

Skualifikimi i Ibrahimovic: Maresca nuk e justifikon, Milan premton betejë ligjore

Lapsi.al 12 April 2021
Skualifikimi i Ibrahimovic: Maresca nuk e justifikon, Milan premton betejë

Milan dhe Zlatan Ibrahimovic janë në pritje të vendimit të Gjykatësit Sportiv pas kartonit të kuq të marrë në Parma nga sulmuesi, i dërguar në dhomat e zhveshjes nga gjyqtari Maresca për një frazë që është bërë një rast i vërtetë. Sipas rindërtimeve audio nuk ka patur fyerje, me arbitrin e ndeshjes që me shumë mundësi i ka keqinterpretuar fjalët e suedezit. Por ndërkohë, Maresca, në raport nuk e ka justifikuar Ibran dhe për këtë arsye të paktën një javë skualifikim duket e sigurt nëse nuk ndërhyn Prokuroria Federale, me Ibra që do të humbasë ndeshjen me Genoan. Në rast të një dore më të rëndë, Milani është gati të apelojë.

Kartoni i kuq i Zlatan për protestat kundër arbitrit Maresca, në fakt, nuk është kapërcyer lehtë nga klubi kuqezi: nëse skualifikimi do të jetë për dy ose më shumë javë - siç raportohet nga Corriere dello Sport - Milani menjëherë do të paraqesë apelin, të kompletuar me provën audio, që nuk nxjerr në pah fyerjet. Përshtypja, sidoqoftë, është se në fund Ibra do të shpëtojë me vetëm një ndalesë. Raporti nga vetë Maresca do të jetë vendimtar: pikërisht aty Gjykatësi Sportiv do të bazohet për të dhënë dënimin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI