Flash

"Na mungojnë pikë me ekipet e gjysmës së dytë të tabelës": fitoi pas 7 vjetësh në shtëpi me Bylis, Daja bën llogaritë

Lapsi.al 11 April 2021
"Na mungojnë pikë me ekipet e gjysmës së dytë

"Nuk e dija, por më thanë që kishte 7 vjet që Partizani nuk fitonte në shtëpi me Bylis. Janë një ekip që nuk është e lehtë ta mundësh, për mënyrën si ka zgjedhur ta interpretojë futbollin. Patëm vështirësi për të shkuar te goli i dytë. Kur krijon kaq shumë raste, trajnerit nuk i ngel gjë peng". Ilir Daja është më shumë se i lumtur. Faza e tretë është mbyllur me vetëm dy pikë diferencë nga vendi i parë dhe për më tepër skuadra tregoi forcë dhe alternativa në 3-0 me të cilën u imponua kundër Bylis.

Tani gjithcka përqendrohet në 9 ndeshjet e mbetura, në të cilën gabimet peshojnë shumë më tepër se deri tani. Daja e di mirë se në ndjekje është edhe më e vështirë, duke qenë se diferenca mund të rritet me numrin e ndeshjeve në dispozicion që pakësohen dhe kjo e dëmton moralisht skuadrën: "Ekipi që na hap më shumë punë është ekipi i radhës. Nuk ka ndeshje të lehta - pretendoi Daja -. Nuk ka diferenca të mëdha mes ekipeve. Nëse nuk e vlerëson kundërshtarin, besoj do bëjmë gabimin më të madh. Me 5 ekipet e para kemi 2 fitore mangut dhe 2 më tepër. Kemi mungesë pikësh me ato ekipe që janë nga mesi dhe fundi i tabelës".

Në fund edhe një shpjegim në lidhje me mungesën e Hasanit nga minuta e parë: "Mungesa e Hasanit në aktivizim, ka të bëjë me dëmtimin që ka pasur. Është java e dytë që stërvitet me grupin. Në momentin që do të ketë gjendje të mirë fizike, do shtohet dhe minutazhi i lojës. Duhet mos kthehemi prap mbrapa me dëmtimet. Eksperienca dhe bagazhi i tij do na vlejë. Mund ta përdorim edhe në pozicion tjetër" përfundoi tekniku i Partizanit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI