Flash

Partizani ndjek Teutën me Ferhan Hasanin: sulmuesi më i përfolur i të kuqve për herë të parë titullar

Lapsi.al 11 April 2021
Partizani ndjek Teutën me Ferhan Hasanin: sulmuesi më i përfolur

Teuta fitoi dhe është e para me 49 pikë, Vllaznia e Laci barazuan duke qendruar respektivisht me 47 dhe 45 pikë, kështu që një fitore kundër Bylis do ti projektonte në vendin e dytë të besuarit e Dajës, në kuotë të barabartë me Vllazninë, por me bilanc më pozitiv në ndeshje direkte dhe golavarazh. Në këtë pikë, vështirësia qendron në kundërshtarin që do të kenë kryeqytetasit përballë. Bylis jo vetëm që është një skuadër makth për Partizanin, por është në kërkim të pikëve për të shmangur rrezikun e rënies nga kategoria.

Momenti që po kalon skuadra e Dajës nuk është ai më optimale dhe kjo jo për shkak renditje, por për faktin e thjeshtë se të kuqtë, në 7 sfidat e fundit, kanë regjistruar vetëm një fitore, atë në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës. Të jetë dy pikë larg kreut në sprintin final të fazës së katërt të kampionatit është ideale për një skuadër, që gjatë sezonit pati shumë peripeci, nga sanksionet e UEFAs, tek Covidi e tek një merkato që u hap vetëm në janar e që sërisht nuk e kënaqi plotësisht teknikun Daja.

Por pikërisht aty, tek Ferhan Hasani, sulmuesi që erdhi të bënte diferencën, por për kondicionin fizik, nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar e prezencat i ka të numëruara me gishtat e njërës dorë, tekniku kërkon armën për të parakaluar Teutën. "Kam shumë sulmues, por asnjë qendërsulmues tipik dhe kjo po na vështirëson punën tek goli" pati thënë Daja dy ndeshje më parë e sic duket tani është bindur që, kur kanë mbetur 10 ndeshje nga fundi i kampionatit, ti japin sulmit një revolucionin taktik. Ferhan Hasani do të luajë në të majtë, Çinari dhe Junior sfidohen për një vend në qendër të sulmit, me Asanin që nuk kontrastohet nga askush në të djathtë. E gjitha kjo, sepse Hasani garanton ato cilësi që e bëjnë unik në kampin e të kuqve. Është i aftë jo vetëm përqendrohet duke i hapur rrugë inserimeve të Bardhit, por në atë pozicion do të ketë mundësinë të tentojë portën me një të djathtë që e ka armën e tij të fortë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI