Flash

Video/ Marca aludon se VAR duhet të anullonte golin me finte të Benzema: Barca e vjedhur në tre raste

Lapsi.al 11 April 2021
Video/ Marca aludon se VAR duhet të anullonte golin me finte të
Karim Benzema iu deshën vetëm 13 minuta për të vënë firmën e tij në Real Madrid-Barcellona: sulmuesi francez, kapiteni i Blancos, krosimin e Lucas Vazquez e transformoi në gol me një finte perfekte që befasoi ter Stegen në shtyllën e parë. Një gol spektakël për tu parë, por që në Spanjë kanë shpejtuar të pretendojnë se duhej anulluar. Fede Valverde theu linjat e Barcelonës, shërbeu për Lucas Vazquez në krahun e djathtë. Benzema i shkoi ndesh krosimit të spanjollit, duke e dërguar topin nën dorezat e Marc-Andre ter Stegen në shtyllën e parë, me një goditje me takë. Sipas rindërtimit që bën Marca, aksioni duhej ndaluar që në nisje, sepse më parë ka patur një faull ndaj Lionel Messi. E në fakt, menjëherë sapo është shënuar goli, futbollistët e Barcelonës janë ankuar tek arbitri Jesus Gil Manzano për një ndërhyrje të gabuar të Lucas Vazquez ndaj Lionel Messi në anën tjetër të fushës. Goli megjithatë i është dhënë Benzema, realizimi i tij i parë në një LaLiga Clasico që nga prilli 2016 në fitoren 2-1 të Blancos në Camp Nou. Nuk është pretendimi i vetëm, sepse në fakt katalanasit janë ndjerë të vjedhur në Klasike, duke pretenduar për tre penallti të padhëna, në ndeshjen kundër Real Madrid: në minutën e 38 Dembele rrëzohet në zonë, i kontrastuar nga Mendy, por gjyqtari Gil Manzano vazhdoi lojën, duke e konsideruar ndërhyrjen të rregullt. Në fillimin e pjesës së dytë, në zhvillimet e një goditje këndi, Casemiro ndërhyn ndaj Lenglet në zonën e Realit, që për arbitrin është e rregullt. Episodi i fundit, ishte ai me protagonist Mendy, që pengoi Breathëait, me sulmuesin që nuk vazhdoi dot aksionin, por sërisht pa u sanksionuar nga arbitri i ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI