Flash

Video/ Vllaznia e feston si fitore pikë në Laç, ndërkohë kreu i ikën

Lapsi.al 10 April 2021
Video/ Vllaznia e feston si fitore pikë në Laç,

Laci e Vllaznia prodhojnë një 0-0 me shumë raste, që shkodranëve i humb kreun, por kjo nuk e ka penguar të festojnë rëndësinë e saj, në një fushë shumë impenjative. Një ndeshje me intensitetin e duhur, duke qenë se luhej vërtetë një pjesëz titulli, me shumë raste, por edhe po aq gabime para portës, ndoshta për shkak të presionit që peshonte mbi këmbët e futbollistëve.

Shkodranët patën impaktin më të mirë me ndeshjen, duke rrezikuar katër herë në 25 minutat e pare me Cisse (2’) Adilin (11’) e dy herë Dajan Shehin (15’, 25’) portën e Sherrit. Duro e kuptoi se duhet të bënte dicka për të nxjerrtë të tijtë nga një situatë e rrezikshme dhe insistoi në kontrastin për topin e parë: Harmon provoi në hyrje të zones pas gjysëm ore lojë, ndërsa Xhixha hezitoi të mbyllte kundërsulmin e nisur nga Mazrekaj, duke i dhënë mundësinë mbrojtësve të rikuperonin.

Laci ka tjetër marsh në të dytën dhe Lushkja në të 49 dha sinjalin e parë në portën kundrshtare. E megjithatë, mundësinë ideale e kishte Harmon në të 54, kur goditi mbi traversë në afërsi të pikës së penalties. Vllaznia në panic rrezikoi kapitullimin në të 64, por goditja precise e Mazrekajt u devijua nga Zogoviç, tepër i vëmendshëm. Në fund një 0-0 në fuqi që con Vllazninë me 47 pikë, por jo më me pikë të barabarta me Teutën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI