Flash

Ranking Uefa/ Serie A i falet Romës, rrit avantazhin ndaj Bundesligës

Lapsi.al 10 April 2021
Ranking Uefa/ Serie A i falet Romës, rrit avantazhin ndaj Bundesligës

Pas ndeshjes së parë të dy garave evropiane, Uefa ka përditësuar renditjen e saj. Pavarësisht nga prania e vetëm një skuadre, Italia rrit avantazhin e saj ndaj Gjermanisë dhe mbetet e qëndrueshme në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Spanjës, në grupin e kombeve që sjellin 4 përfaqësues në Ligën e Kampionëve. Serie A duhet të falënderojë Romën që me suksesin e Amsterdamit arriti shifrën e 5 fitore radhazi në fazën finale të Europa League.

Kështu verdhekuqtë arrijnë vendin e pesëmbëdhjetë në renditjen e skuadrave në klasifikimin UEFA. Ekipi italian i pozicionuar më mirë është Juventusi, i katërti, pas Bayern Munchen, Real Madrid dhe Barcelonës. Përfaqësuesi tjetër i futbollit të përtej Adriatikut, në Top-20, është Napoli, i njëzeti. Interi është në vendin e njëzetegjashtë (përpara Atalantës), Lazio e shqiptarëve Tare, Strakosha, Alija e Muriqi, nuk është më lart se vendi i tridhjetëekatërt, ndërsa Milan vetëm i pesëdhjetëetreti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI