Flash

Mbappé nuk rinovon me Psg: në Spanjë janë të sigurtë se çfarë ka zgjedhur francezi

Lapsi.al 8 April 2021
Mbappé nuk rinovon me Psg: në Spanjë janë të

"Rinovimet e Mbappé dhe Neymar? Së shpejti do të ketë lajme që do të na bëjnë të lumtur", tha drejtori i PSG Leonardo pas fitores kundër Bayern në Mynih në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, firmosur nga një dygolësh i talentit 22-vjeçar francez. E megjithatë në Spanjë janë të sigurt për të kundërtën: sipas 'Cuatro' dhe 'Cadena Ser', Mbappé tashmë ka informuar PSG-në se ai nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor 2022, duke i hapur rrugë sulmit të Real Madrid.

Deri tani, Mbappé dhe shoqëruesit e tij kanë refuzuar çdo rinovim të kontratës afatgjatë të propozuar nga Leonardo. Dhe tani, sipas medias spanjolle, ka ardhur vendimi për të mos vazhduar aventurën me klubin kampion francez, për të provuar forcën në kampionate më konkurruese. Tani topi shkon te PSG, që duhet të vendosë nëse do ta shesë ose, përkundrazi, do ta detyrojë atë të respektojë kontratën dhe të rrezikojë ta humbasë falas vitin e ardhshëm.

Në gjurmët e fenomenit francez, prej disa kohësh, është Real Madrid, që ka ndërmend ta bëjë atë yllin e tij të ri, trashëgimtarin natyror të Cristiano Ronaldos. Ëndërra jo shumë e fshehur e Presidentit Florentino Perez është të formojë një çift sulmuesish të jashtëzakonshëm në vitet e ardhshme në Bernabeu, me Mbappé dhe sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund Erling Haaland.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI