Flash

Nuk e zbuloi Lazio, por vetë. Simone Inzaghi pozitiv me Covid: nuk është periudhë me fat për Taren

Lapsi.al 8 April 2021
Nuk e zbuloi Lazio, por vetë. Simone Inzaghi pozitiv me Covid: nuk

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Klubi bardhekaltër ka komunikuar infeksionin e një anëtari të stafit teknik pas një ekzaminimi privat, të cilit ai iu nënshtrua së bashku me disa anëtarë të familjes së tij. Gruaja e Inzaghit, më pas, e bëri zyrtare në rrjetet sociale. "Përshëndetje të gjithëve, ne donim t'ju tregonim që fatkeqësisht e gjithë familja jonë pas një tamponi të bërë në shtëpi rezultoi pozitive për koronavirus! Ne jemi mirë dhe në izolim sipas protokollit! Një përqafim", shkroi Gaia Lucariello në story në Instagram.

"SS Lazio njofton se ka mësuar nga një anëtar i stafit teknik që ai është pozitiv për Covid-19, pas një testimi privat që iu nënshtrua së bashku me disa anëtarë të familjes së tij - shkruhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga klubi bardhekaltër - Shoqëria, për sa ka në kompetencë, tashmë ka zbatuar të gjitha masat e parashikuara për të mbrojtur anëtarët e saj".

Në dritën e pozitivitetit të Inzaghi ndaj Covid, nga nesër dhe deri të shtunën, grupi i ekipit do të ketë tempone çdo ditë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI