Flash

"Vrasës luanësh, Ibra një burracak": vërshojnë akuzat në Suedi për atë që ka ndodhur në Afrikën e Jugut

Lapsi.al 7 April 2021
"Vrasës luanësh, Ibra një burracak":

Zlatan Ibrahimovic jo vetëm që zbut luanët ("Mund të zbusësh një luan, nuk mund të zbusësh Zlatan" fjalët e tij), por ai gjithashtu i gjuan dhe i merr në shtëpi si trofe. Sipas faqes suedeze Expressen, sulmuesi i Milan e ka vrarë një kafshë të tillë në 2011 në Afrikën e Jugut dhe, më pas, ka kërkuar ti dërgojnë kafkën, nofullën dhe lëkurën për ti shfaqur në rezidencën e tij në Malmoe.

Sipas një burimi të cituar në artikull, që shkaktoi një sensacion të madh në Skandinavi, gjuetarët suedezë të cilët u përpoqën të sillnin në shtëpi pjesë të ndryshme të kafshëve të gjuajtura si trofe janë 82, por vetëm Ibra ia ka dolë. Gjuetia e luanit në Afrikën e Jugut është e ligjshme, për sa kohë të gjitha lejet janë në rregull. Sulmuesi kuqezi kishte marrë licencën e tij më pak se një vit më parë.

PETA: "IBRAHIMOVIC NJË BURRACAK"

Nuk vonoi aspak pozicionimi i Peta-s, organizatës që merret me të drejtat e kafshëve. "Zlatan Ibrahimoviç i pëlqen ta quajë veten një luan, të egër dhe të fortë, por kënaqësia e tij për të vrarë luanë dhe kafshë të tjera tregon se ai është një burracak i mjerë që kënaq tendencat e tij të dhunshme. Nuk duhet asnjë aftësi ose forcë të vendosësh në një cep e të qëllosh një kafshë që kurrë nuk ka pasur një shans për të shpëtuar, reaguar ose mbijetuar - shkruhet në komunikatë -. Kushdo me ndërgjegje do të tronditej nga ideja e vrasjes së kafshëve për një drithërim të thjeshtë ose nga shfaqja e pjesëve të tyre të trupit - dhe Ibrahimovic duhet ta kuptojë këtë dhe të refuzojnë gjuetinë për trofe".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI