Flash

Ikona majmunësh në fotot e Alexander-Arnold e Keita, ndërhyn Liverpool: "Tani mjaft"

Lapsi.al 7 April 2021
Ikona majmunësh në fotot e Alexander-Arnold e Keita, ndërhyn
Një rast tjetër racizmi në Angli. Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita ishin viktima të intolerancës sociale dhe ekipi i tyre, Liverpool, ndërhyri menjëherë në mbrojtje të lojtarëve me një postim. Episodet, të vecuara, i referohen përgjigjeve në fotot e postuara nga dy lojtarët në këto ditë. Përgjigje me emoji majmun. Ndërsa Facebook, kontrolluesi i Instagram-it, raportoi se një hetim tashmë është hapur për të gjetur autorët, një deklaratë me tone të qarta u shfaq në kanalet zyrtare të Liverpoolit.
"Edhe një herë ne e gjejmë veten tonë duke diskutuar me keqardhje abuzimin racist të neveritshëm, mëngjesin pas një ndeshje futbolli (mbrëmë Reds humbën 3-1 në Madrid, kundër Real, ndeshja e parë e çerekfinaleve). Është absolutisht e papranueshme dhe duhet të ndalet. Liverpool dënon të gjitha format e diskriminimit dhe vazhdon të punojë me partnerët tanë të përfshirjes përmes iniciativës Red Together. Si klub, ne do t'u ofrojmë lojtarëve tanë të gjithë mbështetjen e nevojshme. Do të punojmë gjithashtu me autoritetet përkatëse për të identifikuar dhe, nëse është e mundur, për të ndjekur penalisht personat përgjegjës. Ne e dimë që kjo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa platformat e mediave sociale dhe organet rregullatore që i drejtojnë ato të marrin masat më të forta parandaluese të mundshme. Situata aktuale nuk mund të lejohet të vazhdojë dhe na takon të gjithëve që të sigurohemi për këtë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI