Flash

Champions/ Bayern-PSG pa lojtarët më të mirë, francezët për revansh: Tuchel fal 'sherrxhinjtë' për të mundur Porton

Lapsi.al 7 April 2021
Champions/ Bayern-PSG pa lojtarët më të mirë, francezët

Kampionët në fuqi të Bayern Munich përgatiten të riluajnë atë që ishte finale e sezonit të kaluar, kur përballë të jetë Paris Saint-Germain. Natyrisht këtë herë bëhet fjalë për cerekfinale dhe në Allianz Arena do të luhet vetëm akti i parë. Sfida tjetër është ajo mes Porto e Chelsea ku portugezët pasi nxorrën jashtë Juventus nuk mund të mos merren seriozisht nga londinezët.

BAYERN - PSG

Kanë kaluar rreth 9 muaj që kur Kingsley Coman i dhuroi bavarezëve lavdinë europiane me fitoren 1-0 kundër PSG në finalen e 2019-20 e tani dy gjigantët vijnë në këtë sfidë nga dy gjendje të ndryshme në kampionat. Bayern insiston për titullin e nëntë radhazi në Bundesliga pas fitores 1-0 ndaj RB Leipzig, por trofeu për PSG mori një goditje kur dolën të mundur me të njëjtin rezultat nga Lille.

MUNGESAT

Bayern Munich do të jenë pa sulmuesin Robert Lewandowski, që është dëmtuar me Poloninë në gju. Leëandoëski, që do ta shohë ndeshjen nga jashtë ashtu si Corentin Tolisso e Douglas Costa, është në dyshim edhe për ndeshjen e kthimit në 13 prill. Edhe mesfushori Marc Roca do të mungojë, ndërsa Serge Gnabry është testuar pozitiv me coronavirus. Lajmi i mirë për Flick është rikthimi i Jerome Boateng e Alphonso Davies, pasi dyshja mungoi në fundjavë në Bundesligë për shkak skualifikimi.

Paris Saint-Germain duhet të bëjë pa të pezulluarin Leandro Paredes, ndërsa shpresojnë të rikuperojnë gjendjen fizike të Daniel Pereira.

Marco Verratti e Alessandro Florenzi do ta shohin ndeshjen në ekranin e TV duke qenë se rezultuan pozitiv me coronavirus, pas impenjimit të tyre me Italinë.

PORTO - CHELSEA

Chelsea shpreson të rikthehet tek fitoret pas humbjes turpëruese përballë West Bromwich Albion, kur të udhëtojnë në Seville për ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League kundër Portos të mërkurën. "Vendasit" eleminuan Juventus në një ndeshje dramatike për të siguruar një vend në tetë më të mirët, ndërsa Chelsea nxorri jashtë Atletico Madrid.

MUNGESAT

Chelsea do të ketë sërisht në dispozicion Christian Pulisic e N'Golo Kante, që janë riaftësuar për ndeshjen me Porton. Thomas Tuchel ka konfirmuar se Tammy Abraham do të jetë gjithashtu në skuadër.

Problemet janë të gjitha për Porto, që duhet të përballet me londinezët me dy golashënuesit më të mirë të skuadrës, Sergio Oliveira e Mehdi Taremi, të skualifikuar për sfidën në Sevilla.

SHERRI

Tekniku i Chelsea Thomas Tuchel ka përgëzuar Antonio Rudiger e Kepa Arrizabalaga se treguan "kurajë" për të pranuar gabimin pas sherrit në stërvitje. Gjermani e ka konsideruar një cështje të mbyllur, duke theksuar se lojtarët e kanë zgjidhur me njëri-tjetrin. Asnjë dënim nuk do të ndërmerret kundër Antonio Rudiger e Kepa Arrizabalaga pas incidentit në stërvitje, pas humbjes shokuese 5-2 përballë West Brom: "Nuk ka të bëjë me humbjen, ishte vetëm një incident në stërvitje; dy lojtarët u nxehën dhe ne i qetësuam", përfundoi Tuchel.

CHAMPIONS LEAGUE - QUARTER-FINALS

21:00 Bayern Munich ? - ? Paris Saint-Germain

21:00 FC Porto ? - ? Chelsea

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI