Flash

Varane pozitiv me Covid. Zidane në telashe për sfidën kundër Liverpool

Lapsi.al 6 April 2021
Varane pozitiv me Covid. Zidane në telashe për sfidën kundër

Lajmi ka goditur rëndë qetësinë në grumbullimin e Real Madrid. Në kontrollin rutinë para çdo ndeshje të kryer dje, Raphael Varane ka rezultuar pozitiv për Covid. Që dje, lojtari është izoluar nga shokët e tij të skuadrës dhe sot ka ardhur konfirmimi. Qendërmbrojtësi francez do të humbasë ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Liverpool, për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Varane ishte i grumbulluar me Francën në pauzën ndërkombëtare (titullar kundër Ukrainës dhe Bosnjës) dhe të shtunën u mbajt pushim nga Zidane në ndeshjen e fituar kundër Eibar, vetëm mungesa e tretë sezonale e francezit, praktikisht gjithmonë i pranishëm në formacionet e trajnerit francez. Varane është lojtari i gjashtë pozitiv i Madrid pozitiv me Covid këtë sezon, pas Militao, Hazard, Casemiro, Jovic dhe Nacho, si dhe vetë Zidane.

Duke shpresuar që në stërvitjet e ditëve të fundit Varane nuk ka infektuar ndonjë shok skuadre Zizou ndërkohë duhet të rishikojë mbrojtjen, pasi është edhe pa Sergio Ramos dhe Carvajal. Gjëja më normale është që treshja e rreshtuar kundër Eibar të përsëritet, me Militao në të djathtë, Nacho në qendër dhe Mendy në të majtë, me Lucas Vazquez dhe Marcelo të hapur në krahë. Për një mbrojtje të mundshme me 4 persona ekziston edhe Odriozola.

E qartë se për Madrid është një goditje e madhe e pësuar, duke patur parasysh që përpara ata do të kenë një rival të fortë me katër sulmues të nivelit si Salah, Mané dhe një mes Diogo Jota dhe Firmino.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI