Flash

Champions, mbrëmje luksi në çerekfinale: Guardiola sfidon Haaland e revansh Real-Liverpool

Lapsi.al 6 April 2021
Champions, mbrëmje luksi në çerekfinale: Guardiola sfidon

Sonte kthehet Liga e Kampionëve dhe menjëherë luhen në fushë dy sfida luksoze: çerekfinalet hapen me Manchester City-Borussia Dortmund dhe Real Madrid-Liverpool. Dy ndeshje plot sharm, histori e episode. Nga njëra anë, është Guardiola kundër sulmuesit në formën më të mirë të momentit, Erling Haaland. Për Norvegjezin një mbrëmje të veçantë pasi ai është tifoz i Citizens, skuadrës në të cilën luante babai i tij. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që sulmuesi të jetë në gjendje të përsërisë hapat e tij pasi Pep ka qenë i qartë ditët e fundit: "Kushton shumë për ne".

Tani talenti norvegjez do të duhet të kënaqet duke luajtur si një kundërshtar në stadiumin ku ai aq shpesh ka imagjinuar të ardhmen e tij. Më pas do të varet nga Raiola në verë për ti gjetur atij një ekip të ri dhe bisedimet me Barcelonën dhe Real Madrid tashmë kanë filluar.

FORMACIONET E MUNDSHME

MANCHESTER CITY (4-1-4-1): Ederson; Joao Cancelo, Stones, Ruben Dias, Zinchenko; Rodri; Sterling, B. Silva, De Bruyne, Foden; Gabriel Jesus. TR.: Guardiola. NË DISP.: Steffen, Carson, Walker, Ake, Laporte, B. Mendy, Garcia, Ferran Torres, Fernandinho, Mahrez, Aguero.

BORUSSIA DORTMUND (4-3-2-1): Hitz; Can, Akanji, Hummels, Guerreiro; Delaney, Bellingham, Dahoud; T. Hazard, Reus; Haaland. TR.: Terzic. NË DISP.: Burki, Morey, Schulz, Meunier, Pisczek, Passlack, Brandt, Reyna, Reinier, Tigges.

Pastaj është Real Madrid-Liverpool një ribërje e finales 2018 të fituar nga Blancos 3-1 në Kiev. Dy skuadra që këtë sezon kanë përjetuar ulje dhe ngritje me Reds në muajt e fundit në rënie të lirë. Pasi kanë humbur kampionatin, për ekipin anglez objektivi është që të bëjnë sa më shumë rrugë të jetë e mundur në Evropë dhe Klopp di ta bëjë këtë. Nuk përsëritet dot dueli që shënjoi atë finale të tre viteve më parë, mes Salah e Ramos, sepse Zidane, përvec kapitenit duhet të bëjë edhe pa Varane, që rezultoi pozitiv me Covid në prag të ndeshjes.

FORMACIONET E MUNDSHME

REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Lucas Vazquez, Militao, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius. TR.: Zidane. NË DISP.: Lunin, Altube, Marcelo, Odriozola, Valverde, Arribas, Isco, Rodrygo, Mariano Diaz.

LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander Arnold, Phillips, Kabak, Robertson; Thiago Alcantara, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mané. TR.: Klopp. NË DISP.: Adrian, Tsimikas, R.Williams, N.Williams, Milner, Keita, Jones, Oxlade-Chamberlain, Shaqiri, Origi, Diogo Jota.

CHAMPIONS LEAGUE - QUARTER-FINALS

21:00 Manchester City ? - ? Borussia Dortmund

21:00 Real Madrid ? - ? Liverpool

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI