Flash

"Kështu, po i vrasin lojtarët": Guardiola sulmon ashpër FIFA-n e UEFA-n

Lapsi.al 5 April 2021
"Kështu, po i vrasin lojtarët": Guardiola sulmon ashpër

Sulm i ashpër nga Pep Guardiola për kreun e futbollit botëror dhe Europian për shkak të kalendarit super të ngjeshur. "Uefa dhe Fifa i kanë vrarë lojtarët sepse kjo është vërtetë e tepërt. Ne nuk kemi pasur një pushim në mesjavë që kur kemi filluar, as edhe një - shpërtheu trajneri i Manchester City -. Nuk ka asnjë lojtar që mund ta përballojë të gjithë këtë, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Është e pamundur”.

City i tij është ende duke luftuar në të gjitha frontet (Premier, Champions League, FA Cup dhe Carabao Cup) dhe Guardiola zbulon sekretin e serisë së gjatë fituese. "Lojtarët janë qenie njerëzore, nuk janë makina. Unë i njoh lojtarët, disa prej tyre janë gjithmonë të zemëruar sepse duan të luajnë çdo ditë, por kjo nuk është e mundur - shtoi ai -. Të konkurosh në të gjitha garat këtë vit pa spektatorë, nëse nuk ndryshon e të bësh freskime lojtarësh, nuk mund tia dalësh. Nëse nuk do të bëja këtë, nuk do të ishim në pozicionin aktual".

Kështu, është turnoverei metodik, në bazë të ecurisë së jashtëzakonshme të Citizens, të cilët kanë Premier League në dorë. "Kur bëj rotacion dhe fitoj unë jam një gjeni dhe njerëzit thonë 'Bravo Pep'. Por kur humbasim, njerëzit pyesin 'pse ndryshoi ai?'".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI