Flash

Tirana, 11 pikë të rikuperuara ndaj kreut në 10 javë: tani Shehi është -5 nga titulli

Lapsi.al 5 April 2021
Tirana, 11 pikë të rikuperuara ndaj kreut në 10 javë: tani

Tirana nis të shohë sërisht Europën e në sfond madje edhe titullin kampion. Atë titull që dëshironte ta mbrojte, por e pa veten shumë shpejt larg mundësive. Deri kur në pankinë erdhi Orges Shehi. Janë tashmë 10, ndeshjet që tekniku ka qenë në detyrë e në të cilat bardheblutë e tij kanë marrë 7 fitore dhe 3 humbje. Asnjë barazim, po ndoshta edhe situata e të qenit jashtë cdo objektivi, me Kupën të venitur që herët, e detyronte të luante gjithcka për gjithcka. Shuplaka me përmbysje ndaj Apolonisë ishte treguesi i fundit i një karakteri të admirueshëm, që e ka sjellë Tiranën vetëm tre pikë larg Europës e 5 nga mbrojtja e titullit.

Ecuri impresionuese po të llogarisësh se ka marrë pikë të ndeshjeve direkte ndaj kundërshtarëve që e ndjejnë dihatjen e kampionëve pas shpine. 17 gola në 10 ndeshje në të cilat ka pësuar 8 e ku i është dashur të adaptohet në modul e sistem për të marrë më të mirën nga Kale e Torassa, Hoxhallari e Ismailgeci, pa harruar këtu Seferin, tepër i rëndësishëm edhe kur nuk shënon. E tani, në tentativë për të rikuperuar edhe 5 pikët e mbetura, Shehi pret më shumë nga Vayrynen, sulmuesi misterioz që është ende pa gjurmë në radhët e Tiranës. Pak minuta e asnjë gol, por e kuptueshme, sipas Shehit, duke qenë se vjen nga një vend krejt ndryshe dhe kërkon kohë për përshtatje.

Tani orkesi është hapur shumë, por kur Shehi erdhi në pankinën e Tiranës, në javën e 17 të kampionatit, ajo që gjeti ishte një skuadër e sfilitur nga dëmtimet e rezultatet që e kishin degëdisur larg objektivave, me një -16 nga kreu i renditjes. Edhe momenti në të cilin erdhi tekniku, i treti që u ul këtë sezon në pankinë, nuk ishte ai më i qeti për mënyrën si ishte larguar Dede, por me qetësinë që e karakterizon ai ekuilibroi repartet, ridimensionoi prapavijën dhe i dha krahë sulmuesve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI