Flash

Champions e një tjetër vit kuqezi: Ibrahimovic diskuton bonuset e premiot

Lapsi.al 5 April 2021
Champions e një tjetër vit kuqezi: Ibrahimovic diskuton bonuset e

Milan dhe Zlatan Ibrahimovic do të shkojnë përpara për një vit tjetër, sepse rinovimi i kontratës është një hap larg. Lajmin e bën të ditur Milanneës, sipas të cilit javët e fundit sulmuesi suedez ka negociuar rinovimin vjetor me drejtuesit e kuqezinjve deri në arritjen e një marrëveshje. Për zgjatjen njëvjeçare të aventurës së Ibras në Milano, mungojnë vetëm detajet e fundit që duhen përcaktuar, në lidhje me shpërblimet dhe çmimet për objektiva individuale, por njoftimi zyrtar është i afërt.

Milan ka përfituar nga javët e fundit për të intensifikuar kontaktet me Mino Raiolan dhe për të diskutuar zgjatjen e kontratës së suedezit. Klubi dhe menaxheri kanë arritur një marrëveshje në parim, që nëse konfirmohej do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm i vazhdimësisë për klubin kuqezi dhe gjithashtu një kënaqësi për sulmuesin, i cili në moshën gati 40 vjeç ka treguar se ende mund të të jetë vendimtar në nivele të caktuara duke merituar konfirmimin në terren. Kështu, Milan dhe Ibra vazhdojnë së bashku për një vit tjetër, me ëndrrën për të luajtur Ligën e Kampionëve të ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI