Flash

Prapaskena e pabesueshme e Lukakut, bardhezi për një ditë: ja çfarë ndodhi më pas

Lapsi.al 4 April 2021
Prapaskena e pabesueshme e Lukakut, bardhezi për një ditë: ja

Romelu Lukaku po udhëheq Inter tek titulli kampion, pas 11 vjetësh, duke u bërë madje njeri simbol i suksesit të zikaltërve në kampionatin italian, por gjërat mund të kishin qenë ndryshe. Një prapaskenë që, ndoshta, mund të zgjojë trishtim tek tifozët e Juventus, që mund ta kishin belgun në skuadër sot e do të ekzaltojë edhe më shumë mbështetësit zikaltër për faktin se po i gëzohen një lojtari që ja rrëmbyen rivalëve të përjetshëm.

Bardhezi, por vetëm për një natë: Fati i Romelu Lukaku mund të ketë qenë tek Juventus. I mbërritur tek zikaltrit në verën e vitit 2019, belgu ishte në të vërtetë një hap larg, në të njëjtën seancë merkato, për të veshur fanellën bardhezi.

Një prapaskenë e zbuluar në 'Pressing' nga Sandro Sabatini që kishte parashikuar një shkëmbim kartonësh me Paulo Dybalan, me argjentinasin që do të kishte fluturuar në Angli për të veshur fanellën e Manchester United: "Lukaku ishte i Juventusit për një natë: bardhezinjtë kishin përcaktuar shkëmbimin me Dybalan. Pastaj argjentinasi nuk gjeti një marrëveshjen në lidhje me pagën me Manchester United: aty u tregua i aftë Interi që të rikthehej në tavolinë e në fund të sillte Lukakun në Milano".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI