Flash

Video/ "Arbitri e anuloi golin me tendencë". Dovedan është një furi pas ndeshjes: "pse më kërkoni të dal këtu"

Lapsi.al 4 April 2021
Video/ "Arbitri e anuloi golin me tendencë". Dovedan

Nuk gjen ngushëllim tekniku i Bylis, Veljko Dovedan pas barazimit me Kastriotin, në të cilin skuadrës së tij iu anullua një gol, që mund ti kishte dhënë fitoren, për pozicion jashtë loje. Ai i Kojic mund të kishte qenë goli më ië rëndësishëm i sezonit për sulmuesin dhe mallakastriotët, por për teknikun ky lloj arbitrimi ishte tendencioz dhe me këtë mënyrë nuk dihet cmund të ndodhë në të ardhmen: “Ne bëmë shumë në këtë ndeshje. Mund ta shikoni nëse goli ishte i rregullt?! Atëherë pse më thoni mua të dal këtu?! Nuk e dimë për të ardhmen. Ndeshjet janë shumë të forta. Nuk dihet ende se kush do e fitojë kampionati dhe kush bie. Arbitri e anuloi golin me tendencë", pohoi tekniku i Bylis.

Dovedan rrit akoma më shumë dozën e sulmit, duke aluduar se po përcaktohet kampionati: "Të vijnë arbitrat këtu dhe të na thonë pse bëhen këto gabime. Apoloninë e presim brenda, ndërsa me Skënderbeun luajmë jashtë, por jemi shkëputur. Me këto lloj arbitrash nuk i dihet se çfarë ndodh deri në fund. Imagjino ka kamera dhe i bëjnë këto gabime, po të mos kishte?!", përfundoi tekniku që me arbitrimin edhe në sezonin e kaluar i ka patur mardhëniet të tensionuara.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI