Flash

Video/ I driblon të gjithë, çfarë goli Bregu: Teuta mposht Laçin dhe merr kryesimin

Lapsi.al 3 April 2021
Video/ I driblon të gjithë, çfarë goli Bregu: Teuta mposht

Vendi i parë, në shoqërinë e Vllaznisë, në përfundim të një ndeshje shumë delikate kundër Lacit. Mjaftoi një gol fantastik i Dejvi Bregut që Teuta t’i japë fund tre barazime radhazi, duke u rikthyer tek fitorja në javën e 26 të Superiores. Kurbinasit megjithatë janë aty, bashkë me Partizanin, vetëm dy pikë larg.

Impaktin më të mirë në Niko Dovana e pati Teuta. Skuadra e Martinit u imponua në mesfushë, duke dominuar pjesën e parë, por pa mundur të shënonte një gol clirues, pavarësisht mundësive të krijuara. Laci u mundua të dilte pa dëme nga kjo situatë e, të paktën për 45 minuta, ia doli me sukses.

Bardhezinjtë vuajtën presingun asfiksues të skuadrës së Martinit, që insistoi në kërkim të fitores edhe në pjesën e dytë. Duro kërkoi të gjente një rrugëdalje për të tijtë, duke ekuilibruar mesfushën e duke përforcuar prapavijën. Lëvizjet u dukën se mund edhe ta nxirrnin të pamundur, por në të 76 kurbinasit nuk I kishin bërë llogaritë me Dejvi Bregun, që bëri gjithcka vetë: dribloi këdo i doli përpara, për ta dërguar topin aty ku portieri nuk mund të arrijë. Me rezultatin 1-0 u mbyll ndeshja, me Teutën që merr vendin e pare me 46 pikë, po aq sa Vllaznia, ndërkohë që Laci e Partizani pozicionohen me 44.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI