Flash

Shiriti i kapitenit i hedhur poshtë nga CR7, kuron fëmijën e paralizuar: çmim rekordn në ankand

Lapsi.al 3 April 2021
Shiriti i kapitenit i hedhur poshtë nga CR7, kuron fëmijën e

Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në fushë në ndeshjen Serbi-Portugali në 27 mars në Beograd, i zemëruar nga anulimi i një goli të vlefshëm në fund të ndeshjes e që do ti kishte dhënë fitoren luzitanëve, u shit në ankand të premten për 64 mijë euro për qëllime humanitare. Të ardhurat do të përdoren për të siguruar kujdes mjekësor për një fëmijë gjashtë muajsh serb që vuan nga atrofia muskulore kurrizore dhe që ka nevojë për ndihmë mjekësore jashtë vendit.

"Sapo është mbyllur me shifrën fantastike të 7.5 milionë dinarë (64 mijë euro) ankandi humanitar për shiritin e kapitenit të Cristiano Ronaldos" njoftoi në Tëitter Jovan Simic, themeluesi i organizatës "Together for Life", që ndihmon fëmijët me sëmundje të rënda.

Simic posaçërisht falënderoi zjarrfikësin Djordje Vukicevic për marrjen e shiritit të kapitenit në stadium pas ndeshjes dhe ofrimin e saj për organizatën humanitare për të mbledhur para për operacionin e të miturit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI