Flash

Pirlo përjashton tre lojtarët e festës: "Dybala, Arthur e McKennie nuk janë grumbulluar për derbin"

Lapsi.al 3 April 2021
Pirlo përjashton tre lojtarët e festës: "Dybala, Arthur e

Luan shumë në dy ndeshjet e ardhshme Andrea Pirlo: me Torinon, në një derbi vendimtar si për bardhezinjtë ashtu edhe për granatat dhe me Napolin në rikuperim. Andrea Pirlo, në çdo rast, ka vendosur të mos grumbullojë tre lojtarët që kanë shkelur shtetrrethimin në shtëpinë e McKennie. Në konferencën për shtyp për prezantimin e derbit, trajneri i Juventusit tha se nuk ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij: "Flas tani për atë që ndodhi, të paktën pastaj do mendojmë për ndeshjen. Tre lojtarët e përfshirë nuk janë thirrur për ndeshjen derbi e do të kthehen të stërviten. Me kohën pastaj do shohim. Nuk dua më të flas për këtë cështje".

Vendimi që ka përjashtuar nga derbi Arthur, Mckennie e Dybala është marrë në mirëkuptim me shoqërinë: "Vendimin e mora unë dhe klubi bëri pjesën tjetër. Për pjesën teknike, vendos unë. Këto gjëra kanë ndodhur gjithmonë, por ky nuk ishte momenti duke parë atë që po ndodh në botë. Nuk ishte koha e duhur për ta bërë, ne jemi shembuj dhe nuk është e drejtë që sillemi kështu ".

E ardhmja duket se është e fundit gjë, që Pirlo ka nëpër mendje në këtë pikë të sezonit. "Unë mendoj ndeshje pas ndeshje të bëj punën time, pastaj është e qartë se nëse humbet 10 ndeshje në 10 është e drejtë të shkosh në shtëpi".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI