Flash

Trajneri i Hungarisë paralajmëron Poloninë e Shqipërinë: "Dua ta çoj kombëtaren në Botëror"

Lapsi.al 1 April 2021
Trajneri i Hungarisë paralajmëron Poloninë e

Hungaria pas tre ndeshjeve të para kualifikuese për Botërorin Katar 2022 është në vendin e dytë më 7 pikë, dy pas Anglisë, një para Shqipërisë e tre mbi Poloninë. Një situatë e komplikuar në Grupin I, me Anglinë që duket se mund të bëjë një garë më vete e tre të tjerët të sfidohen për vendin e dytë, të paktën në letër: "A dua ta çoj Hungarinë në Kupën e Botës? E kam thënë këtë prej kohësh. Duhet të ecim me këmbët në tokë. Të gjithë e dimë që në futboll diferencën e bëjnë vlerat e lojtarëve. Në planin afatgjatë, vlerat e vërteta do të shpërfaqen. Besoj se në grupin tonë, në fund anglezët dhe polakët do të renditen të parët dhe të dytët. Ne do të bëjmë më të mirën për ti shqetësuar. E kemi nisur mirë, por duhet të mbajmë këmbët në tokë për të realizuar ëndrrën tonë”, deklaroi Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, duke folur për mikrofonat e Radio Punto Nuovo.

"Hungarezët kanë shumë respekt për të kaluarën. Le të themi që unë e di mirë se në cilin vend dhe çfarë tradite futbolli ka në Hungari. Është një përgjegjësi, një krenari e madhe dhe një nder. Për mua, të kisha këtë mundësi ishte një nder i madh. Pothuajse si të jem trajner i kombëtares italiane", shtoi trajneri italian i Hungarisë, që krahas anglezëve e polakëve duhet të bëjë llogaritë edhe me bashkëkombasin e tij në pankinën e Shqipërisë Edy Reja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI