Flash

Raiola e babai i Haaland në Barcelonë: zbarkuan në El Prat të pritur nga njeriu i besuar i Laportas

Lapsi.al 1 April 2021
Raiola e babai i Haaland në Barcelonë: zbarkuan në El Prat

Një lajm i bujshëm mbërrin nga Spanja dhe ka të bëjë me të ardhmen e Erling Haaland. Menaxheri i tij Mino Raiola dhe babai i sulmuesit të Borussia Dortmund kanë zbritur në mëngjes në terminalin e fluturimeve private të aeroportit El Prat të Barcelonës dhe më pas u morën nga shoferi dhe oficeri i sigurisë i Presidentit Joan Laporta. Kjo është raportuar nga 'Mundo Deportivo' dhe 'Sport' në edicionin e tyre në internet. Norvegjezi është një synim i klubit blaugrana në merkato, por jo vetëm. Për të ka gjithashtu interes të fortë të Real Madrid.

Barcelona, në këtë mënyrë, insiston për Haaland, në tentativë të kapërcejë konkurrencën e Real Madrid por jo vetëm. Ditët e fundit, përsëri nga Spanja, klubi Blanco konsiderohej me një avantazh të qartë në garën për sulmuesin e Borussia Dortmund: madje sipas mediave iberike e kishte siguruar tashmë 19 vjecarin për një shifër afër 140 milion euro. Për ti bërë gjërat më të qarta, Raiola ka folur ditët e fundit me drejtuesit e klubit gjerman të Dortmund, me të cilin lojtari ka një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI