Flash

Juventus humb edhe Bonuccin për derbin e Napolin: mbrojtësi në izolim, pozitiv me Covid-19

Lapsi.al 1 April 2021
Juventus humb edhe Bonuccin për derbin e Napolin: mbrojtësi në

Një rast tjetër pozitiviteti për Juventus, pas atij të Demiral. Edhe Leonardo Bonucci ka rezultuar i infektuar me Covid: "Leonardo Bonucci, duke u kthyer nga grumbullimi i ekipit kombëtar italian, këtë mëngjes iu nënshtrua një testi molekular diagnostikues për COVID 19 i cili ishte pozitiv - shkruhet në shënimin e klubit të Juventusit - Lojtari tashmë është vendosur në izolim në shtëpi ".

Pas ndeshjes së fituar nga Italia kundër Lituanisë, Federata e Futbollit ka bërë të ditur se katër anëtarë të stafit të të kaltërve rezultuan pozitivë për Covid pas xhiros së fundit të tamponeve të kryera në Sofje të pasnesërmen e ndeshjes kundër Bullgarisë. Bonucci do të humbasë përveç derbit të shtunën, edhe rikuperimin të mërkurën 7 prill kundër Napolit në kampionat, një ndeshje që nuk është luajtur në 4 Tetor 2020 pikërisht për shkak të dy rasteve të Covid në grupin napoletan.

Sa i përket Merih Demiral, mbrojtësi është kthyer në Torino dhe menjëherë është vendosur në izolim në Hotel J. "Lojtari, për shkak të pozitivitetit me Covid 19, që ndodhi ndërsa ishte në grumbullim me ekipin kombëtar turk në 26 mars 2021, u kthye në Itali me një fluturim mjekësor të autorizuar nga autoritetet kompetente - shpjegon klubi - dhe do të vazhdojë izolimin e tij në J Hotel”.

Në këtë pikë alarmi për Szczesny duket se është shuar, pas shpërthimit në ekipin kombëtar polak, i ndjekur ndër të tjera nga pozitiviteti i portierit të Bolonjës, Skorupski. Numri një i Juventusit duhet të jetë rregullisht në vendin e tij, që përndryshe do të kishte përfunduar në duart e Pinsoglios, duke pasur parasysh skualifikimin e Buffon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI