Flash

Demiral pozitiv me Covid: mbrojtësi u infektua në grumbullim me Turqinë, Juventus kërkon kthimin në Torino

Lapsi.al 31 March 2021
Demiral pozitiv me Covid: mbrojtësi u infektua në grumbullim me

Juventus rigjen Dybalan për derbin kundër Torinos, por humbet Merih Demiral. Mbrojtësi turk ishte thirrur në ekipin kombëtar për kualifikueset e botërorit pavarësisht se ishte i dëmtuar, me shpresën se mund të rikuperohej për Turqi-Hollandë, por ai kurrë nuk luajti dhe, pasi u mbyll dritarja e kombëtares, doli që 23 vjeçari u testua pozitiv për Covid. Demiral është mirë, përveç disa simptomave të vogla, dhe duhet të kthehet në Itali me një fluturim mjekësor dhe, më pas, të qëndrojë i izoluar në Torino.

Tani për tani nuk ka asnjë komunikim nga Juventusi, duke qenë se lojtari nuk është me klubin për momentin, por problemi është i gjithi i Andrea Pirlos, i cili shpresonte që t'i kishte të gjithë në dispozicion pas pauzës për ekipet kombëtare. E në vend të kësaj, pas lajmit të skualifikimit të Buffon erdhi ai i pozitivitetit të Demiral, i cili me siguri do të humbasë derbin me Torinon, rikuperimin me Napolin të mërkurën e ardhshme dhe gjithashtu ndeshjen kundër Genoas.

Turku ishte i ndaluar që nga 11 marsi për shkak të një dëmtimi në rectus femoris në këmbën e djathtë dhe shpresonte të kthehej për derbin, por ende do të duhet të qëndrojë i ndaluar. Për fat të mirë për bardhezinjtë Bonucci, Chiellini dhe De Ligt janë në dispozicion.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI