Flash

Fiorentina kërkon rikthimin e "Perandorit": Commisso telefonon Terim

Lapsi.al 31 March 2021
Fiorentina kërkon rikthimin e "Perandorit": Commisso telefonon

Fiorentina është në kërkim të një emri të madh në pankinë. Pasi ka provuar pa sukses këtë vit me Iachinin dhe Prandelli, skuadra viola është duke menduar për emra më me peshë. E ardhmja e pankinës së Fiorentinës, sipas portalit turk Sporks, do të jetë Fatih Terim, që do të rikthehet kështu në Firence.

Kandidatura e tij është shumë e fortë e sponsorizuar nga vetë Commisso personalisht, që tashmë e ka kontaktuar “Perandorin”, edhe pse në mënyrë informale. Terim drejton Gallatasarajin nga 2017-ta dhe të paktën deri më tani gjithnjë është shprehur se kërkon ta mbyllë karrierën e tij në klubin turk.

Në karrierën e tij, tekniku ka drejtuar jo vetëm kombëtaren U 21 të Turqisë dhe kombëtaren e parë, por dhe skuadra si Ankaraguçu, Goztebe dhe Gallatasaraj, përpara se të kalonte përtej kufijve. Pjesë e Fiorentinës Terim ka qenë në sezonin 2000-2001, sikurse dhe tek Milani. Me Turqinë më 2008-ën arriti deri në gjysmëfinale të Europianit. E pikërisht, për përvojën që ka, Fiorentina e sheh Fatih Terim si trajnerin e së ardhmes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI