Flash

Raiola sulmon Fifa-n: "Meqë nxjerrim paratë jashtë lojës, shihemi si kriminelë"

Lapsi.al 30 March 2021
Raiola sulmon Fifa-n: "Meqë nxjerrim paratë jashtë

Mino Raiola sulmon hapur Fifa-n, si fajtore për vendosjen e shkopinjve nën rrota kategorisë së menaxherëve: "Meqenëse nxjerrim shumë para jashtë lojës, ne shihemi si kriminelë. Fifa, për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta që ka, po na përdor si një dash kurbani duke aprovuar rregullore të pakuptimta. Mirë, por ne nuk do të largohemi".

Menaxheri i disa futbollistëve të rëndësishëm përfshirë Ibrahimovic dhe De Ligt ka folur për The Athletic: "Ata po përpiqen të na e bëjnë të pamundur që të punojmë, disa prej tyre mendoj se nuk kanë parë kurrë asnjë ndeshje futbolli. Ata nuk e dinë se çfarë është puna jonë, në fund të fundit, janë njerëz që nuk kanë bërë asnjë transferim në jetën e tyre" - ka thënë Raiola duke rritur dozën e sulmit - "Fifa duhet të mendojë vetëm për organizimin e Kupës së Botës dhe madje edhe aty ta shpif".

Duke folur për Ibrahimoviç, menaxheri nuk vendos kufij: "Ai ende duhet të luajë tre ose katër vjet për veten e tij, pastaj tetë të tjerë për të më paguar - ka thënë duke qeshur Raiola -. Kjo do të thotë që ai do të luajë deri në moshën 50 vjeç ...".

Për Pogba: "Ferguson nuk besonte te Paul, kur Glazers e blenë përsëri ata më thanë se kisha të drejtë. Ferguson është mësuar që njerëzit thjesht të thonë po, kështu që kur ai më kritikoi unë e pashë atë si një kompliment."

Në fund, lavdërimet për Haaland nuk mund të mungonin: "Ai tashmë mund të shkojë në çdo klub, mund ta bënte këtë që vitin e kaluar. Ai po përmirësohet edhe më shpejt sesa të gjithë e imagjinonin."

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI