Flash

City 'ngrin' Agueron: "Mezi presim ti japim një lamtumirë të denjë në fund të sezonit"

Lapsi.al 29 March 2021
City 'ngrin' Agueron: "Mezi presim ti japim një

Rrugët e Sergio Agueros dhe Manchester City do të ndahen në fund të sezonit. Është vetë klubi anglez, përmes gojës së presidentit Khaldoon Al Mubarak, që ka konfirmuar se kontrata e 'Kun' që skadon në qershor nuk do të rinovohet. "Është një kënaqësi e madhe për mua të njoftoj se do të porosisim një statujë të Sergios që do të vendoset në Etihad Stadium. Dhe ne shpresojmë që t'i japim një lamtumirë të denjë Agueros në fund të sezonit."

Pas 10 vitesh triumfe (4 Premier, 1 FA Cup, 5 League Cups dhe 3 Community Shield bilanci i përkohshëm) bashkëjetesa mes Kun dhe City është në fund të saj. Sulmuesi më i mirë në historinë e klubit anglez (257 gola në 384 paraqitje) do të jetë kështu një nga pjesët më të çmuara në merkaton e ardhshme të transferimeve. Në moshën 32 vjeçare, megjithëse sezoni i fundit ishte i komplikuar për shkak të dëmtimeve, Aguero mbetet një nga sulmuesit më të mirë në xhiro dhe tashmë ka një radhë klubesh prestigjoze në derën e tij: Juventus mbetet në pritje, së bashku me Barcelonën dhe PSG. Në veçanti, Blaugranat po kërkon një sulmues të nivelit të lartë pas lamtumirës së Luis Suarez dhe blerja e argjentinasit mund të ndryshojë mendjen e Messit, ndërsa në Manchester po mendojnë pikërisht ta zëvendësojnë atë me Pleshtin.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI