Flash

Video/ Ujkani nuk e kuptoi çfarë ndodhi: asist i Ibrahimovic bën xhiron e internetit

Lapsi.al 29 March 2021
Video/ Ujkani nuk e kuptoi çfarë ndodhi: asist i Ibrahimovic
Nuk erdhi ende firma e Zlatan Ibrahimovic në tabelën e golashënuesve, në fitoren e Suedisë 0-3 në Kosovë, por është sikur të ishte. Sepse Ibra shkëlqen edhe në kombëtare. Pasi dha një asist (spektakolar) në ndeshjen me Gjeorgjinë, Zlatan u rikonfirmua. Sulmuesi suedez ka magjepsur me një perlë të vërtetë për golin e 1-0 të Augustinsson: një asist me takë që e bëri Ujkanin të kapsalliste sytë. Dy assist në tre golat e Suedisë, një prej të cilëve habiti Ujkanin për mënyrën e realizimit, por që ajo goditje me takë është aq zakonshme për Ibran: “I kam thënë atyre, unë nuk kam, nevojë të shënoj gola, e bëra timen. Ndihmova shokët e skuadrës të shënojnë, kështu që mund ti afrohen rekordit tim,” ka thënë lojtari i Milan për mediat suedeze, duke aluduar për statusin e tij si shënuesi më i mirë në historinë e nordikëve me 62 gola. Dy ndeshje pas rikthimit të tij në ekipin kombëtar, pas tërheqjes 5 vjet më parë, Ibrahimovic është shprehur se ndihet “shumë më mirë” dhe më i lidhur me shokët e skuadrës. “Sa më tepër ditë kaloj, aq më mirë i njoh, Brenda dhe jashtë fushës. Ndeshja me Kosovën shkoi mirë në përgjithësi, jo vetëm për mua e Isak,” tha shtatlarti duke iu referuar shokut të tij të sulmit. Duke e krahasuar me ndeshjen e parë, fitorja 1-0 kundër Gjeorgjisë, ‘Ibra’ e ka konsideruar një “performancë të mirë”, me skuadrën më solide dhe të aftë të krijonte më shumë raste për gol.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI