Flash

Lajme të këqija për Kumbullën: dëmtim i rëndë në gju, sezon i përfunduar për mbrojtësin

Lapsi.al 29 March 2021
Lajme të këqija për Kumbullën: dëmtim i rëndë

Marash Kumbulla mund ta quajë të mbyllur sezonin e tij. Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në fitoren kundër Andorrës, por ekzaminimet mjekësore evidentuan një problem edhe më të rëndë se mendohej. Një problem i madh mbi të gjitha për Fonsecan në funksion të sprintit përfundimtar të Romës në kampionat. Dëmtimi në gju i pësuar nga Kumbulla, në ndeshjen e parë të kombëtares shqiptare për kualifikueset e Botërorit do ta ndalojë 20 vjecarin të jetë në dispozicion të trajnerit të verdhekuqve deri në fund të këtij sezoni. Kontrollet instrumentale zbuluan një dëmtim të meniskut të jashtëm që do ta detyrojë lojtarin të qëndrojë jashtë për tre muaj.

Duke pasur parasysh situatën në gju, për momentin stafi mjekësor i verdhekuqve duket se ka zgjedhur terapinë konservatore, duke përjashtuar operacionin, por për Kumbullën sezoni ka mbaruar dhe kjo është e sigurtë. Një lajm i keq për Fonsecan, i cili do të duhet të bëjë pa shqiptarin deri në fund të kampionatit, duke mbetur me lojtarët të numëruar në repartin e prapavijës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI