Flash

Çështja Kamberi: lojtari raportohet i larguar nga Kombëtarja, në fakt është në San Marino

Lapsi.al 30 March 2021
Çështja Kamberi: lojtari raportohet i larguar nga Kombëtarja,

Një kaos i vërtetë po ndodh rreth Florian Kamberit. Sulmuesi është njoftuar i dëmtuar dhe i pamundur për të luajtur në ndeshjen e nesërme kundër San Marinos nga një komunikatë për shtyp e

Federatës Shqiptare të Futbollit. Përtej lajmërimit të institucionit që drejton futbollin në vend, janë ngritur dyshime për një largim demostrativ të Kamberit, i nervozuar sipas disa mediave nga fakti i mos aktivizimit në ndeshjen kundër Anglisë.

Ka shkuar edhe më larg Panorama Sport duke aluduar se lojtari është hequr nga formacioni bashkë me Dokën pak para ndeshjes, gjë që nuk është kapërcyer nga sulmuesi, që rrezikon të bëhet një përsëritje e çështjes “Grezda”, i cili nuk preferohet nga trajneri Edi Reja.

Ndërkohë, situata është kontradiktore me atë që raportojnë ata që i qendrojnë këtij lajmi konspirativ. Nga San Marino, raportimet e RTSH Sport që ndjekin kombëtaren në këtë transfertë, bëjnë të ditur se lojtari nuk është larguar nga qendra e grumbullimit, por ka kryer vetëm një seancë fizioterapie, bashkë me Odise Roshin, për të rikuperuar sa më shpejt dëmtimin fizik.

Dëmtim apo nervozizëm i Florian Kamberit, mbetet për tu parë në momentin kur situata është rrethuar me shumë ose, apo nëse. E sigurtë është se, nëse bëhet fjalë për reagim demonstrativ për mos prezencën e tij në formacion, qoftë edhe i hequr prej tij në momentin e fundit, sulmuesi do të vazhdojë të mos ketë asnjë minutë të luajtur me Shqipërinë...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI