Flash

Sherri tek të rinjtë, reagon FSHF: "Të arrestohen autorët e ngjarjes së rëndë"

Lapsi.al 31 March 2021
Sherri tek të rinjtë, reagon FSHF: "Të arrestohen

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19. Gjithcka ndodhi në ndeshjen e moshave paraditen e sotme, në përballjen mes Football Republic-Teuta, që u mbyll me një përplasje mes lojtarëve. Pamjet tregojnë se në sherr u përfshinë edhe persona të tjerë të jashtëm, që po ndiqnin takimin e sotëm të kampionatit të 19-vjeçarëve. Tashmë Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës do të ketë punë me këtë çështje.

Në një komunikatë për shtyp, FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat "për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal".

Institucioni që drejton futbollin ka vazhduar deklaratën, duke shigjetuar edhe forcat e rendit dhe autoritetet përkatëse: "Në shume raste Policia e Shtetit nuk ka vepruar në kohë dhe autorët e ngjarjeve të mëparshme ndodhen ende të lirë. Një thirrje shkon dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri, që duhet të zbatojë me rigorozitet Kodin Penal, i cili ruan shenjtërinë e fushës së blertë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e lojës më të dashur të shqiptarëve nga sjelljet e turpshme të disa prindërve dhe autoriteve që nuk reagojnë në kohë" përfundon komunikata.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI