Flash

Video/ Gol nga mesi i fushës: Kosova humbet, por i shënon Spanjës në mënyrë spektakolare

Lapsi.al 31 March 2021
Video/ Gol nga mesi i fushës: Kosova humbet, por i shënon Spanjës

Kosova është mundur 3-1 në Spanjë përballë Furive të kuqe, por ka lënë gjurmë me një gol spektakolar, që trembi jo pak iberikët, me rezultatin në atë moment 2-1. Mesfushori i Kosovës, Besart Halimi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, nga mesi i fushës, duke i rrëmbyer topin portierit Simon, në një dalje aventureske deri në gjysëm të fushës.

Dani Olmo në minutën e 34 dhe Torres dy minuta më pas, shënuan një goditje të fortë për Kosovën në fundin e pjesës së parë. E megjithatë, gjërat u duk se mund të ndryshonin në minutën e 70. Unai Simon doli të rikuperojë një top në mesfushë, por Halimi ia rrëmben dhe godet direkt me të majtën nga afër mesfushës, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës. Një gol spektakolar, ku pavarësisht përpjekjeve të mbrojtësve spanjollë, nuk ia dolën dot ta ndalin topin, i cili përfundoi në fundin e rrjetës.

Vetëm 5 minuta më pas Moreno stabilizoi diferencën prej dy golash, kur realizoi në minutën e 75, duke shfrytëzuar një assist të Koke e duke fiksuar shifrat në 3-1.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI