Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Italia e rekordeve: Mancini, pas Lituanisë, barazon Lippin: "Sikur të isha si ai pas Botërorit"

Lapsi.al 1 April 2021
Italia e rekordeve: Mancini, pas Lituanisë, barazon Lippin: "Sikur

Ndeshja e tretë, fitorja e tretë 2-0 dhe Italia me pikë të plota në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2022. Me sukesin në Vilnius, Mancini ka arritur 25 rezultatet pozitive radhazi të Marcello Lippi: "Do të isha i lumtur të isha si ai në dhjetor 2022 (pas Botërorit të Katar). Tani jam i lumtur sepse jemi në krye të grupit", komentoi tekniku i Italisë.

Kundër Lituanisë ishte një ndeshje më e komplikuar nga sa pritej, por jo për trajnerin Mancini: "Ne e dinim që do të ishte e vështirë - komentoi trajneri -, ishte ndeshja e tretë në shtatë ditë dhe ne i dinim vështirësitë duke marrë parasysh edhe fushën sintetike. Kemi humbur shumë mundësi dhe do të kishim vuajtur më pak, por e rëndësishme ishte të fitonim ".

Tre pikët lejojnë që Italia të ngjitet në kuotën nëntë me një rrugëtim të qartë: "Gota është gjysmë e mbushur për ne - vazhdoi Mancini -, nuk ishte e lehtë të fitoje në këtë fushë. Nëse zhbllokon rezultatin në këto lloj ndeshjesh, pastaj arrin të luash më mirë, duke gjetur më shumë hapësira, përndryshe gjen gjithmonë një kundërshtar që mendon vetëm të mbyllet dhe duhet të gjesh një mënyrë për të gjetur lëvizjen fituese".

Shumë gabime para portierit në pjesën e dytë me Immobile, që vetëm në shtesë, me penallti, shleu katër mundësitë e humbura: "Është normale pak mungesë kthjelltësie në këtë periudhë të sezonit, por e rëndësishme është që ai dhe të tjerët janë në lojë", përfundoi Mancini.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI